Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se sa herë që vendi ndodhet në situata të vështira në veri, aktualizohet çështja e pagave në sektorin publik.
Në interpelancën ku i fituar për raportim është ministri i Financave, Hekuran Murati, deputeti i LVV-së ka thënë se shërbyesit publik në vend janë me moral të lartë, por sipas tij politikanët janë të demoralizuar.
Muja: Policët i kemi me moral të lartë, politikanët i kemi të demoralizuar
“Sa herë jemi në situata të vështira ose sfidohemi në veri gjithmonë lind kjo çështja e pagave në sektorin publik shumë është interesant… Problem kryesor është se ne kemi policë shumë me moral të lartë, ndoshta Kosova e ka problemin se kemi politikanë të demoralizuar, nuk është problemi se kemi shërbyes publik të demoralizuar, për besë politikanët i kemi të demoralizuar”, tha ai.