Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Muja: Thaçi kishte nënshkruar kontrata direkte me operatorë të Serbisë për eksportim të energjisë elektrike

 
   

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka mbajtur sot një konferencë për media, ku deputeti Armend Muja, ka shpalosur disa kontrata, që sipas tij, janë nënshkruar nga ish-drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Njazi Thaçi me disa operatorë në Serbi.

Muja në konferencë deklaroi se nga viti 2020 ka pasur rënie të kontratave të negociuara, ndërsa tha se Thaçi kishte bërë kontrata me operatorët e Serbisë, për eksportimin e energjisë elektrike në Serbi.

Gjithashtu, ai tha se po ndodhë një betejë për tepricat e KEK-ut.

“Në vitet e fundit, nuk importohet energji nga Serbia. Ka qenë rezistencë e mafisë energjetike të Serbisë me rikhty tregun e Kosovës, të cilën e ka humbur. Ne eksportojmë po ashtu energji, ka pasur eksportim në Serbi, Danimarkë dhe Shqipëri. Beteja për tepricat e KEK-ut, 2013-2018 kemi pasur dominim të Serbisë. Nga viti 2020 Serbia, nuk është destinacion për tepricat e KEK-ut. Gjithë kjo energji është bërë përmes kontratave direkte. Të cilat kontrata janë nënshkruar nga Njazi Thaçi”, deklaroi ai.

Në konferencë, Muja foli edhe për disa kontrata tjera të dëmshme.