
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, është shprehur i bindur se vizitat e qytetarëve në Liqenin e Ujmanit janë krejtësisht spontane dhe jo të organizuara nga shteti.
Muja u është kundërpërgjigjur raportimeve se pushteti po i organizon vetë udhëtimet për në Ujman, ku qytetarë të shumta po shihen duke u freskuar në liqen në temperaturat e larta që e kanë kapluar Kosovën.
“Tek Ujmani depërtohet nga dy drejtime, përmes Çerkulezit dhe qytetarët nga Skenderaj, Drenasi, Istogu e përdorin këtë drejtim për të ardhur në Ujman, ndërsa drejtimi tjetër është nga Mitrovica.
Vizitat janë spontane, nuk janë të organizuara nga shteti të jeni të bindur. Por e rëndësishme është që qytetarët e Kosovës ndjejnë se ka siguri”, ka thënë ai.