Hoxha nga Drenasi mulla Osman Musliu, i ka kërkuar ipeshkvit të Kosovës, Dodë Gjergji, që të dalë publikisht dhe të ftojë myslimanët të ndërrojnë fenë.
Mulla Osman Musliu, në një intervistë për Indeksonline-n, ka thënë se shumë më e ndershme është që të dalë ipeshkvi i Kosovës hapur se sa të fshihet prapa disa matrapazëve dhe njerëzve të dështuar.
Mulla Osmani, madje ka theksuar se e ashtuquajtura Lëvizja për iniciativën e braktisjes së fesë islame e ka mbështetjen edhe të partive politike në Kosovë.
Hoxha i Drenasit e ka ftua prokurorinë që t’i fillojë hetimet për të gjithë ata persona që po e përçajnë dhe nxisin urrejtje fetare. “Këtu janë disa njerëz të dështuar. Se kam dëgjuar një fjalë që kishte thënë njëri prej tyre hajde të shkojmë te Doda edhe ta qetë do ujë edhe me u ndërrue edhe ti me u bo katolik.
Nuk e kam dëgju këtë fjalë. Pasi e dëgjova, unë i kisha thënë Dodë Gjergjit, Ipeshkv i Kosovës, dil hapur se nuk është e ndalume me i ftu të gjithë myslimanët me u bo katolikë. Dil në mënyrë të hapur, ftona të gjithëve me u bo katolikë, me u bë të krishterë.
E drejtë e tij është. Sikur unë në mënyrë publike nëse më mbushet mendja të gjithë katolikët e Kosovës edhe krishterët e Kosovës i ftoj me u bë myslimanë”, tha Mulla Osman Musliu.