Profesori Milazim Krasniqi ka reaguar në lidhje me fotografin ku shfaqet këngëtarja Rita Ora së bashku me Novak Gjokoviqi.
Ai u shpreh problemin mund ta shtroni ndryshe, duke pyetur se si ka pranuar Gjokoviqi të dalë në foto me shqiptaren Rita Ora, duke ditur si nacionalist serb, ai ka më shumë arsye të jetë i zemëruar për Kosovën e humbur nga serbët, përcjell “Bota sot”.
“Pra, e qartë është se je jemi fitues dhe duhet të sillemi si fitues, e jo si të kompleksuar”, tha ndër të tjera ai.
Postimi i plotë
Për foton e Rita Orës me Novak Gjokoviqin, mund ta shtroni problemin ndryshe: si ka pranuar Gjokoviqi të dalë në foto me shqiptaren Rita Ora? Si nacionalist serb, ai ka më shumë arsye të jetë i zemëruar për Kosovën e humbur nga serbët, ndërsa Rita Ora ka arsye të jetë krenare me Kosovën e pavarur. Pra, e qartë është se ne jemi fitues dhe duhet të sillemi si fitues, e jo si të kompleksuar.