Hetimet e karabinierëve të koordinuara me Prokurorinë, vijojnë për zbardhjen e vrasjes së 34-vjeçari shqiptar Klaudio Myrtaj, i cili ishte qëlluar me plumb në kokë në një punishte artizanale druri, dhe ndërroi jetë rrugës për në spital.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Vernante, të shtunën.
34-vjeçari ishte punëtor në kantieret e rrugës, por në kohën e lirë punonte në punishten e mikut të tij, duke restauruar mobilje dhe përpunuar drurin.
Tragjedia kishte ndodhur fiks pasi pronari i punishtes ishte largua, Një klient e kishte gjetur atë shtrirë në tokë me plagë në kokë.
Edhe Prokurori publik i Cuneo Onelio Dodero konfirmoi se vrasësi e kishte qëlluar 34-vjeçarin men një plumb në kokë.
Nga hetimet asnjë pistë nuk është e përjashtuar. Dyshimet anojnë drejt motiveve të xhelozisë, por autoritetet dhe Prokuroria po shqyrtojnë çdo hipotezë për të rizbuluar motivin e vrasjes së Klaudio Myrtajt.
Pas goditjes mund të jetë edhe dora e një gruaje, raportojnë mediat italiane.
“Nuk ishte një goditje mjeshtërore. Jemi përballë një vrasjeje të kryer keq”. Këto janë të vetmet deklarata të lëshuara nga kreu i prokurorisë së Cuneos.
Ndërkohë hetimet vijojnë në fshehtësi maksimale. Asnjë urdhër arresti dhe ndalimi nuk u dha. Policia ka mbledhur dëshmitë e disa dëshmitarëve, mes të cilëve edhe e dashura e punëtorit.