Të hënën ka vdekur Ilir Qallapeku, truproja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
U raportua se ai ka vdekur nga një atak kardiak.
Por, familjarët e tij po dyshojnë se vdekja e tij mund të ketë ardhur nga dora e njeriut.
Burime të reporterit brenda autoriteteve të sigurisë kanë bërë të ditur se familjarët e tij kanë kërkuar që trupit të tij, t’i bëhet obduksioni.
Media merr vesh se për këto dyshime në Polici ka raportuar, i vëllai Ganiu.
Ai ka thënë se nuk ka dyshime rreth trajtimit të tij në spital, në Shkup mirëpo dëshiron që të dijnë shkaqet që kanë dërguar deri tek ataku kardiak që ka pasur vëllau i tij me datë 13 tetor 2023.
“Ankuesi thotë se vëllau i tij nuk pas pasur probleme shëndetësore me herët prandaj edhe lanë dyshime se kjo mund të jetë nga dora e njeriut.”, ka thënë një burim i besueshëm.