Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Mund të kenë dalë në det”, gazetari zbardh detaje mbi ngjarjen tronditëse në Shkodër: Trupat e viktimave në grykëderdhjen e Velipojës

Gazetari Sokol Bregu, për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër, ku nëna u hodh në lumin Buna bashkë me tre fëmijët, thotë se ende nuk dihet arsyeja deri sa policia të dalë me verifikim të plotë.

I ftuar në një emision televiziv, Bregu deklaroi se duket një dramë që dhuna në familje në Shqipëri, shifrat janë të frikshme dhe çdo gjë rrjedh prej saj.

“Kjo është historia më e dhimbshme 4 vitet e fundit. Kanë tre ditë të zhdukur në Bunë, Buna është lumë i rrjedhshëm, mund të kanë dalë në det, në grykëderdhjen e Velipojës.

Duhet të ketë hetim ndaj bashkëshortit, nëse gjenden provat e bashkëshortit se ky e ka shkaktuar këtë dramë, dënimi është 3-5 vjet se kaq e ka shkaktimi i vetëvrasjes.

Shtyje sa të duash me të gjitha provat edhe pse janë 4 viktima. A ia vlen një dënim i tillë në një tragjedi kaq të madhe?

Nëse nuk gjenden dhe sot, trupat mund të kenë kaluar. Polumbarët e kanë dyfishuar kohën e qëndrimit në ujë për gjetjen e trupave.

Mjekësia ligjore është shumë e rëndësishme në çdo moment për të dalë në një përfundim të plotë dhe kjo do të ndryshojë rrjedhën e hetimeve.”

Në vijim, Bregu tha se duhet protestuar për raste të tilla, por shtoi se ne si popull nuk e kemi kulturë protestën.

Deri më tani nuk ka asnjë rezultat nga kërkimet në lumin Bunë të Shkodrës, pas ngjarjes tragjike ku nëna Alma Arrazi u hodh me 3 fëmijët, pas dhunës dhe tradhtisë nga i shoqi.

Kërkimet kanë vijuar gjatë natës, për trupin e nënës dhe dy fëmijëve, 8 dhe 3 vjeç, por pa rezultat. Dyshimet janë se edhe ata janë vetëmbytur.

Mbrëmjen e 4 majit është gjetur trupi i vajzës 9-vjeçare që çoi në zbulimin e kësaj ngjarje, ndërsa në pranga ka rënë babai Ergys Arrazi, për shkaktim të vetëvrasjes.