Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mungoi në pritjen shtetërore të Kosovës, ambasadori i Italisë tregon arsyen

Zëvendësambasadori i Italisë në Kosovë, Ugo Ferrero,  ka thënë se ambasadori Antonello De Riu nuk ka qenë i lirë për të marrë pjesë në pritjen shtetërore për përvjetorin e çlirimit të Kosovës.

Ferrero ka thënë se në vend të ambasadorit De Riu ka marrë pjesë vetë ai.

“Ne e morëm ftesën dhe ishim të përfaqësuar në nivelin e zëvendësshefit të misionit. Që do të thotë unë, ambasadori De Riu në fakt nuk ishte në dispozicion”, ka thënë ai për Kallxo.

Kosova sot ka shënuar 24-vjetorin e çlirimit nga Serbia.

Por, në pritjen shtetërore, të organizuar bashkërisht nga presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti, kanë munguar përfaqësuesit e vendeve mike që ndihmuan në çlirimin dhe bërjen e Kosovës shtet.

Aty mungoi ambasadori i Shteteve të Bashkuara dhe të vendeve të tjera të QUINT-it.

Në këtë pritje nuk kanë marrë pjesë as përfaqësues të subjekteve politike opozitare.