Prej disa ditësh, mungesa e metadonit në Durrës ka bërë që qindra përdorues t’i rikthehen përdorimit të drogës.
Situata është kritike për këtë kategori të cilët në mungese të metadonit do të kërkojnë heroinë dhe do të bëjnë vjedhje për të siguruar paratë për blerjen e drogës.
Mungesa e metadonit ka bërë që mininimalisht 200 persona në Durrës t’i rikthehen heroinës.
Nisur nga kjo situatë, këta persona jashtë kamerës kanë deklaruar se në mungesë të parave për të blerë heroinën, do të kalojnë në veprime të rënda.
Sipas tyre, kjo bëhet qëllimisht që metadoni të shitet nën dorë me çmime të larta ose të favorizohet shpërndarja e drogës në qytet.
Ata paralajmërojnë mësymjen dhe vjedhjen e banesave dhe bizneseve në Durrës, për shkak se ndjehen të detyruar.
Në qendrën e shpërndarjes se metadonit në Durrës infermierët thanë se nuk ka patur furnizim.
“As Durrësi dhe as rrethet e tjera nuk kane se nuk ka shpërndarë Ministria e Shëndetësisë. Shkuam në Tiranë për të marrë sasinë javore por nuk kishte e nuk na kanë dhënë asnjë datë kur do të vijë furnizimi”, thanë burimet.