Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Murati: Brenda qershorit do të miratohet Projektligji i ri për skemat pensionale

 
   

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati deklaroi se brenda muajit qershor do të miratohet Projektligji i ri për skemat pensionale.

Bazuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për njohjen e kontributit të punëtorëve të larguar nga puna në vitet 1990.

Murati, në mbledhjen e Komisionit për buxhet, financa dhe transfere, tha se janë afër finalizimit të miratimit të këtij projektligji dhe se pret që i njëjti të hyjë në fuqi para 15 korrikut, afat ky i vendosur nga Kushtetuesja.

Të njëjtin e mirëpritën edhe deputetët, anëtarë të këtij komisioni.