Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Murati do të nënshkruaj marrëveshje mbi 25 milionë euro me KOSTT-in

 
   

Ministri i Financave, Hekuran Murati, pritet të nëshkruaj marrëveshje me Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) në vlerë prej 25.5 milionë euro për mirëmbajtjen e rrjetit.

Sipas njoftimit të Ministrisë, marrëveshja pritet të nënshkruhet nga ministri Hekuran Murati, Zëvendësambasadori gjerman në Kosovë z. Matthias Conrad, Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z. Evetar Zeqiri dhe Zëvendësministri i Ekonomisë Z. Getoar Mjeku.

“Ju ftojmë që të merrni pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së nën-huazimit me KOSTT për projektin “Zhvillimi i sektorit të energjisë VII – Përmirësimi i rrjetit të transmetimit” me vlerë 25.5 milionë euro. Në kuadër të kësaj marrëveshjeje parashihet përmirësimi i sistemit të transmetimit të energjisë në Kosovë.

Në takim do të kenë fjalë hyrëse Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve z. Hekuran Murati, Zëvendësambasadori gjerman në Kosovë z. Matthias Conrad, Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z. Evetar Zeqiri dhe Zëvendësministri i Ekonomisë Z. Getoar Mjeku”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.