Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka fajësuar partitë opozitare për dërgimin e tre ligjeve në Gjykatën Kushtetuese, atë të çmimeve tavan, të pagës minimale dhe për faljen e tatimit në pronë.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se këto ligjet po mbahen të bllokuara nga Gjykata Kushtetuese siç thotë në emër të “interesit publik”.
Postimi i plotë i tij:
Ligjet që po mbahen të bllokuara nga Gjykata Kushtetuese në emër të “interesit publik”:
– Ligji për çmimet tavan (dërguar nga LDK)
– Ligji për pagën minimale (dërguar nga AAK)
– Ligji për faljen e tatimit në pronë (dërguar nga PDK)