Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Murati i kthen përgjigje Hotit pas akuzave për buxhetin e FSK-së

Ministri i Financave, Hekuran Murati i është përgjigjur deklaratave të deputetit të LDK-së Avdullah Hoti, i cili sot tha se Qeveria ka ulur buxhetin vjetor për FSK-në, nën nivelin e kërkuar nga NATO.

Murati ka publikuar një grafikon për buxhetin e FSK-së në vitet 2014 dhe 2017, kur Hoti ishte ministër i Financave.

Murati ka thënë se vitet 2021 dhe 2022 janë vitet e vetme kur FSK mbyll vitin me më shumë buxhet se në fillim të vitit.

Ai ka thënë se në të kaluarën, FSK-së i shkurtohej buxheti gjatë vitit.

“Avdullah Hoti sot paska folë për buxhetin e FSK-së.  Në grafikun më poshtë mund të shihet buxheti, përfshirë edhe ndarjet me vendime të Qeverisë, në raport me GDP.  Avdullah Hoti ka qenë ministër i financave në periudhën 2014-2017.  PS. Vitet 2021 dhe 2022 janë vitet e vetme kur FSK mbyll vitin me më shumë buxhet se në fillim të vitit, si rezultat i ndarjeve shtesë nga Qeveria. Në të gjitha vitet tjera, FSK ka mbyllur vitin me më pak buxhet se që kishte në fillim, sepse me vendime të Qeverisë i shkurtohej buxheti gjatë vitit”, ka shkruar Murati.