inistri i Financave, Hekuran Muratiu ka insistuar që komunat t’i respektojnë afatet për heqjen e 100 eurove nga tatimi në pronë për qytetarët e Kosovës.
Ai tha se komunat kanë afat deri me 16 shtator që të ndërmarrin veprime për zbatimin e Ligjit.
“Sa i përket Ligjit për Tatimin në Pronë pora ndryshimi që është miratuar parasheh zbritjen deri në 100 euro, për lartësinë e faturës për secilin tatim pagues. Me miratimin e këtij Ligji, Kuvendet Komunale e kanë parasysh, apo të domosdoshme të marrin vendimin 30 ditë pas hyrjes në fuqi që i bie data e fundit është 16 shtator. Tash u takon Kuvendeve Komunale që të aplikojnë zbritjen për qytetarët e secilës komunë në mënyrë që qytetarët të përfitojnë. Kjo përkon edhe me afatin e këstit të dytë e që është 30 shtator. Pra është tepër mirë sepse përkon data që secili qytetarët ta dijë se sa nga tatimi në pronë do t’u falet nga komuna e tyre”, ka thënë ai pas mbledhjes së qeverise.
Kujtojmë që komunat sot kanë paralajmëruar dërgimin në Kushtetuese të Ligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme.
Kjo pasi sipas tyre nuk janë konsultuar për ndryshimet që janë bërë në këtë Ligj, e ku parashihet heqja e 100 eurove për tatimin në pronë.