Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Murati: Po zgjidhet problemi i kostos së lartë për mirëmbajtje mujore të llogarive bankare

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se premtimi për shtesat për lehona dhe fëmijë, tashmë është premtim i përmbushur.

Murati thotë se mbi 350 mijë fëmijë marrin shtesa çdo muaj, dhe mbi 90 mijë gra hapën llogari bankare për herë të parë.

“Me rregulloren e re të BQK-së, nga data 1 gusht 2023, bankat kanë për detyrë të ofrojnë llogari bazike falas ose me kosto minimale që nuk kalon 0.54 centë/muaj” tha Murati, duke e quajtur këtë lajm të mirë.

Ai thotë se tani po zgjidhet problem i Kostos së lartë për mirëmbajtje mujore të llogarive bankare.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Shtesat për lehona dhe shtesat për fëmijë janë tashmë premtime të përmbushura që në gjysmën e parë të mandatit.

Mbi 350 mijë fëmijë tani marrin shtesa çdo muaj, dhe mbi 90 mijë gra hapën llogari bankare për herë të parë.

Sot mund të ndajmë edhe një lajm të mirë për të gjithë.

Me rregulloren e re të BQK-së, nga data 1 gusht 2023, bankat kanë për detyrë të ofrojnë llogari bazike falas ose me kosto minimale që nuk kalon 0.54 centë/muaj.

Tani e tutje pra, po zgjidhet edhe problemi i kostos së lartë për mirëmbajtje mujore të llogarive bankare ku nënat pranojnë shtesat për fëmijët e tyre.

Vazhdojmë!