
Ministri i Financave Hekuran Murati ka publikuar të dhënat mbi jetëgjatësinë në Kosovë, të cilat janë grumbulluara nga Banka Botërore.
Përmes një postim në Facebook, Murati ka thënë se jetëgjatësia e pritur është tregues mjaft i mirë edhe për cilësinë e jetës në një vend, transmeton “Bota sot”.
Postimi i plotë
Jetëgjatësia e pritur është tregues mjaft i mirë edhe për cilësinë e jetës në një vend.
Sipas të dhënave të grumbulluara nga Banka Botërore, jetëgjatësia mesatare e pritur në Kosovë është 80 vite , apo rreth 4-5 vite më e lartë sesa mesatarja e shteteve tjera të Ballkanit Perëndimor.