Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Murati takon drejtuesit e FMN-së dhe BB-së: Rritja ekonomike do të jetë solide

Përkundër vështirësive që vijnë nga ambienti i jashtëm, vlerësimet më të fundit tregojnë se rritja ekonomike do të jetë solide.

Kështu ka thënë ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati gjatë takimeve vjetore me drejtues të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar që po mbahen në Marakesh të Marokos.

Sipas njoftimit të kësaj ministrie, përfaqësuesit e Bankës Botërore dhe FMN-së theksuan rëndësinë e votimit të marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës.

Në komunikatën për media thuhet se në këtë takim kanë diskutuar edhe për ecuritë e fundit ekonomike e fiskale, pritjet për vitin e ardhshëm dhe vitet në vijim.

“Ministri Murati po ashtu informoi përfaqësuesit e lartë të FMN-së dhe Bankës Botërore për përformancën e mbledhjes së të hyrave buxhetore, me theks të veçantë tek të hyrat tatimore. Ai tha se ky është viti i tretë me radhë ku të hyrat tatimore kanë rritje dyshifrore, kjo falë aktivitetit të shtuar ekonomik dhe rritjes së eficiencës në mbledhjen e tatimeve”, citohet Murati në komunikatë.

Sipas njoftimeve gjatë takimeve u diskutuan edhe portfoliot e projekteve aktive dhe atyre në proces, ku përfaqësuesit falënderun Ministrin Murati për angazhimin e tij të drejtpërdrejt në përshpejtimin e ekzekutimit të projekteve ekzistuese.

“Së fundmi, përfaqësuesit e Bankës Botërore dhe FMN theksuan se projektet që janë negociuar dhe paraqitur në Kuvend për votim janë kredibile dhe me ndikim të konsiderueshëm për ekonominë e Kosovës, prandaj edhe votimi i tyre nga Kuvendi i Kosovës është tejet i rëndësishëm”, thuhet në komunikatë.