Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Musa: Arrestimet e fundit nga Specialja, në bazë të dyshimeve të paarsyeshme

 
   

Avokati, Skender Musa ka thënë se arrestimet e fundit nga Gjykata Speciale për pengim drejtësisë nuk kanë bazë të arsyeshme.

Ai ka vlerësuar se nuk ka as dyshim të arsyeshme për fillim të hetimeve.

Musa në emisionin “Ditari”  ka vlerësuar se prokuroria nuk do të mund të argumentojë dyshimet e ngritura ndaj të arrestuarve.

“Arrestimet që po bëhet në bazë të dyshimeve të paarsyeshme, nuk ka as dyshim të arsyeshme që është fazë me fillu hetimet, sepse për të ndikuar te një dëshmitar, duhet ditur se në cilin dëshmitar kanë ndikuar persona e arrestuar, në këtë rast ndihet kush ndaj kujt ka ndikua. Nuk besoj që kanë me arrit me argumentua, sepse për me dënuar dikon që ka pengu në drejtësi duhet të ketë prova dhe fakte dhe të dëgjohen ata persona që pretendohet se janë penguar”, ka thënë Musa.

Javën e kaluar me urdhër të Gjykatës Speciale janë arrestuar, Isni Kilaj, Bashkim Smakaj e Fadil Fazliu për pretendimet e gjykatës se kanë bërë ndërhyrje në drejtësi dhe pengim të dëshmitarëve.

Të hënën me ftesë të gjykatës në Hagë është paraqitur edhe Hajredin Kuçi nën dyshimin e njëjtë.

Ata para gjykatës në seancën e parë kanë mohuar akuzuat.

Gjykata Speciale ka ngritur aktakuza të reja edhe ndaj ish-presidentit Thaçi. Ai sipas pretendimeve të ZPS-së, akuzohet për pengim të drejtësisë.

I pyetur se nëse këto akzua do të ndikojnë në rastin e Thaçit dhe ish-krerëve tjerë të UÇK-së, Musa tha se në aspektin ligjor nuk do duhej të ndodhte një gjë e tillë.

“Nuk mund të ndikojë kjo aktakuzë në procesin kundër z.Thaçi dhe të akuzuarave të tjerë, sepse kjo është një aktakuzë tjetër që përpiqet të lidhet me rastin kryesor, mirëpo dëshmitarët kryesor të prokurorisë deri tash janë dëgjuar. Në aspektin ligjor nuk duhet me rëndu, sepse duhet mu konsiderua proces i pavarur gjyqësor, mirëpo në aspektin praktik nëse edhe gjyqtarët sillen njëjtë sikur prokurorët atëherë ekziston rreziku që të ndikojë”, ka thënë ai.