Analisti Imer Mushkolaj ka publikuar disa ballina te gazetave serbe sot, pas vrasjes se Faton Hajrizit.
Mushkolaj ka thënë se është duke vazhduar propaganda e fëlliqtë e Serbisë.
“Ballinat e gazetave serbe sot. Vazhdon propaganda e fëlliqtë.” – ka shkruar Mushkolaj.
Hajrizi ka qenë në kërkim nga autoritetet serbe, pasi më 18 korrik është raportuar se e ka vrarë një zyrtar policor serb dhe e ka plagosur një tjetër, gjatë një kontrolli rutinor në Lloznicë të Serbisë, qytezë në afërsi me Bosnje-Hercegovinën.