Analisti Imer Mushkolaj ka komentuar dislokimin e ushtrisë serbe përgjatë kufirit me Kosovën.
Ai ka kritikuar BE-në për masat ndëshkuese që ka vendosur ndaj Kosovës.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se derisa Serbia po provokon luftë, BE-ja ende i ka në fuqi sanksionet ndaj Kosovës.
“Mos të harrojmë: Serbia provokon me luftë, ndërkaq sanksionet e BE-së ndaj Kosovës ende janë në fuqi”, ka shkruar Mushkolaj në profilin e tij në “Facebook”.