Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Musliu e PDK-së konfirmon deklaratën e deputetes britanike, Alicia Kearns se manastiret po furnizohen me armatim

 
   

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Ganimete Musliu e cila është kryetare e komisionit për mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) në Debat Plus ka folur lidhur me arrestimin e Milan Radojçiqit në Serbi dhe deklaratës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Ajo ka thënë se deklarimi i Vuçiqit se për Radojçiqin do të flas prokuroria “nuk është diçka e pa pritur për ne”.

“Serbia me çdo kusht do të mundohet që ta shkëpus pjesëmarrjen shtetërore në këtë aksion [në sulmin terrorist të 24 shtatorit mbi policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit] dhe dëshiron që këtë aksion t’ia dedikoj direkt një grupi të caktuar që ta shpëtoj shtetin prej pjesëmarrjes në një aksion terrorist”.

Ajo ka pyetur se “kush e beson këtë? Ky ka qenë një sulm ushtarak ndaj Kosovës definitivisht se ka dokumente të mjaftueshme që e dëshmojnë këtë dhe kush e beson sot që nuk ka qenë atë ditë e përfshirë Serbia si shtet dhe si qeveri në këtë rast nëse guxojna me thënë dhe institucionet ushtarake”, ka thënë Musliu.

Musliu gjithashtu ka thënë se ka pasur informata të konfirmuara lidhur me armatimin për të cilin kishte folur edhe një deputete britanike, se në Manastiret serbe në Kosovë, është futur armatim.

“Në deklaratat e mija, e kam konfirmuar si të mirëqenë dhe të vërtetë deklaratën e deputetes[britanike] që në manastiret po barten armë me autoambulanca”.