Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Musliu i kundërpërgjigjet Nagavcit: Ajo që duhet të përballet me ligjin jeni ju

 
   

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci gjatë një interviste në media dje ka paralajmëruar prindërit se nëse i keqpërdorin mjetet që MASHTI ua ka ndarë për blerjen e librave shkollorë ata do të përballen me ligjin.

E në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar deputetja Ganimete Musliu, nga radhët e PDK-së, e cila ka thënë se në këtë rast vetë Nagavci do të duhej të përballej me ligjin, pasi sipas saj ajo ka bërë “keqpërdorim të detyrës” me situatën e krijuar për furnizim me libra.

“Jo Arbërie e vetmja qe duhet të përballet me ligjin jeni ju sepse po e keqperdorni detyren zyrtare duke degraduar deri në këtë mas paisjen ne tekste shkollore, problem ky i zgjidhur para shumë viteve nga Presidenti Thaçi”, u shpreh ajo.

Musliu ka thënë se përveç hargjimeve që kanë prindërit po përballen edhe me pritje të gjata në librari për të furnizuar me tekste shkollore.

“Kush do ti paguaj kohen, maltretimet dhe shpenzimet e prindërve qe me ditë të tëra janë duke bërë përpjekje për ti siguruar librat për femijet e tyre?”, deklaroi ajo ndër tjera.