Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar për mos ndarjen e buxhetit për investime kapitale në Skënderaj, nga Qeveria Kurti.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se Drenica mbetet Drenicë, ndërsa pushtetet shkojnë e vijnë.
Ajo ka shtuar se nuk kanë pritur që Qeveria të investojë, pasi janë të vegjël.
Postimi i saj i plotë:
Pushtetet shkojnë e vijnë, por Drenica mbetet Drenicë!Nuk kemi pritë që kjo qeveri të investojë e të lartmadhëroj sepse janë të vegjël, e ashtu do të ikin!