Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka thënë se jeta e Faton Hajrizit do të mbetet njollë për sistemin e drejtësisë në Kosovë dhe “shoqërisë sonë që mbyllë sytë para padrejtësive”.
Tutje, ajo i’u ka shprehur ngushëllime familjarëve, shokëve e miqëve.
Ndryshe, sot po i jepet lamtumira Faton Hajrizit, të burgosurit të arratisur i cili u vra nga autoritetet serbe në Lloznicë.
“Pusho në paqe Faton. Jeta jote do të mbetet një njollë e përhershme e sistemit tonë të drejtësisë dhe shoqërisë sonë që mbyllë sytë para padrejtësive. Në pamundësi që të jem fizikisht pranë familjes Hajrizi sot, familjes shokëve e miqëve, ju shprehë ngushëllimet me të sinqerta. Zoti ju dhashtë forcë për të përballuar këtë tragjedi”, ka shkruar Musliu.