Një delegacion i deputetëve të Kuvendit të Kosovës, pjesë e së cilës është edhe kryetari Glauk Konjufca, po qëndrojnë si mysafirë në Këshillin e Evropës.
Ata kanë zhvilluar takime të shumta.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Ariana Musliu- Shoshi tha në Info Magazine se ditëve në vazhdim pritet të dihet qëndrimi i KiE-së rreth zhvillimeve në veriun e Kosovës.
“Besoj që ditën e mërkurë ose të enjte do të kemi më shumë informata se cilat janë qëndrimet e delegacioneve sa i përket Kosovës dhe situatës së fundit që është krijuar”, tha ajo.