Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Musliu-Shoshi: Kërkesat me ngulm për anëtarësim në KiE tregojnë qartë që aleatët kanë humb besimin në qeverinë Kurti

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se kërkesat për anëtarësimin në Këshillim e Evropës tregojnë se aleatët kanë humb besimin në Qeverinë Kurt.

Musliu-Shoshi ndër tjerash tha se aleatët me nuk po besojnë në zotime të nënshkruara nga Presidentja Osmani, Kryeminitri Kurti dhe Kryeparlamentari Konjufca.

Postimi i plotë:

Kërkesat me ngulm për anëtarësim në KiE tregojnë qartë që ALEATËT tanë kanë humb besimin në qeverinë Kurti!

Ata nuk besojnë në zotime, përfshi letrën e dërguar ku premtojnë implementimin e Asociacionit, miratimin e Kodit Civil dhe shumë çështje tjera, nënshkruar nga Vjosa, Albini e Glauku!

Kauzat e Albinit të përdorura vetëm sa me ardh në pushtet duke mos kursyer asnjë mjet ndaj partive në pushtet, sot po i kthehen bumerang!

Pavarësisht kësaj, interesi i Kosovës mbi të gjitha! Kosova dhe qytetarët e saj meritojnë anëtarësimin në KiE! E pafalshme do të jetë humbja e një momentumi të tillë.