Deputetja nga radhët e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi ka bëre një reagim në rrjetin e saj social “facebook” ku ka kritikuar pozitën në lidhje me zhvillimet e sotme gjatë seancës në kuvend.
Musliu-Shoshi ka thënë se qeveria po tenton që institucionet t’i shndërroj në armë politike e të rishkruajnë rregullat e politikës për të qenë të favorizuar ata vetë, në fushën e lojës kundër kundërshtarëve.
Postimi i plotë:
Kemi arsye për t’u alarmuar!
Kjo qeveri po tenton që institucionet t’i shndërroj në armë politike e rishkruajnë rregullat e politikës për të qenë të favorizuar ata vetë, në fushën e lojës kundër kundërshtarëve!
Kot e keni, kështjellën e demokracisë e mbrojmë të gjithë ne që nuk jemi si Ju!