Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Musliu-Shoshi: Në mungesë të seriozitetit me aleatët, Kurti ka përfunduar duke kërkuar nënshkrimin e Vuqiçit

Anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Ariana Musliu-Shoshi ka deklaruar se në mungesë të seriozitetit me aleatët, kryeministri ka përfunduar duke kërkuar nënshkrimin e Vuqiçit.

Sipas deputetes, Kurti po e përfundoi mandatin duke u marr me dialogun.

“Më vjen keq që Kurti po e përfundon mandatin duke u marr vetëm me prioritetin e shtatë, pra dialogun. Në mungesë të parimeve, strategjisë, prioriteteve e seriozitetit me aleatët tanë, Kurti ka përfunduar duke kërkuar nënshkrimin e Vuçiqit për çështjet e brendshme të Kosovës”, deklaroi Musliu-Shoshi.

Musliu-Shoshi tha për Front Online se Qeveria ‘Kurti’ është inspirim për t’u larguar rinia nga Kosova.

“Asnjë punë tjetër nuk ka bërë në këtë vend, as vendim as plan zhvillimorë. Asnjë përmirësim në jetën e qytetarëve, përkundrazi qeverisja e tij është inspirim për rinin me u largu prej Kosovës”, thotë ajo.