Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, për siç tha ajo, humbjen njëdekadëshe të integrimit euroatlantik të Kosovës për Manastirin e Deçanit.
“PSE? Për kauza të rrejshme vetëm e vetëm me ardh në pushtet!”
Postimi i plotë:
…Vazhdoj të mendojë që duhet të ketë ETIKË edhe në politikë, madje të lartë!
E pafalshme humbja që Albini me armatën e tij ia bëri Kosovës afër një dekadë drejtë anëtarësimit në Këshill të Evropës, liberalizim të vizave, e progesin drejt rrugës euroatlantike.
PSE? Për kauza të rrejshme vetëm e vetëm me ardh në pushtet!
Në pushtet edhe vjen me propagandë, e gënjeshtër POR me vazhdu me jetu me rëndesën e veprimeve tua që ja ke shkaktuar një populli është shkatërruese në masën që as pushteti i tillë nuk të duhet!