Deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, i ka dërguar një porosi Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Musliu-Shoshi kërkojë nga Kurti që para se të fillojë raportimin për takimet e fundit në Bruksel, të kërkojë falje. “E ke borxh me ju kërku fajle të gjithë atyre që TI i ke cilësu tradhtar, hipokrit, rrenca e paqavra!”, ka shkruar deputetja.
Ajo ka thënë se ‘Herët a vonë, gjynahet të zënë!’.
Postimi i plotë:
Albin, para se me raportu sot në Kuvend për ‘Zajdnicën’ e ke borxh me ju kërku fajle të gjithë atyre që TI i ke cilësu tradhtar, hipokrit, rrenca e paqavra!
E mbi të gjitha borxh e ke me i kërku falje të gjithë atyre që kanë dhënë jetën, kanë qendru në burg, kanë humb gjymtyrë e janë zvarritë në rrugë për KAUZAT e rrejshme tuat me qëllim ardhjen në pushtet!
Heret a vonë, gjynahet të zënë!