Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Musliu: Tensionet në veri i paralajmëruam, për policët të krijohen kushte

Kryetarja e Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë për Inteligjencë (AKI), Ganimete Musliu, në një konferencë për media ka dhënë detaje se çka kanë biseduar me Inspektorin e AKI-së, Kujtim Shala.

Ajo ka sqaruar se janë marrë vesh që Shala, të ftohet edhe në fillim të muajit korrik në raportin pas përfundimit të raporteve të auditimit.

Sipas saj, për veriun kanë paralajmëruar destabilizim të situatës qysh më herët, duke shtuar se e kanë kryer punën si Komision duke mos komentuar reagimin e Qeverisë.

Musliu ka më tej ka folur edhe për kidnapimin e tre policëve në veri si dhe gjendjen jo të mirë të mirë të zyrtarëve policorë në përgjithësi.

Ajo ka thënë se ka propozuar Projektligjin për pensionin e parakohshëm të policëve, duke marrë për bazë që Policia e Kosovës është më vjetar në rajon.

“Kishim në raportim inspektorin e AKI-së, që ka marrë mandatin qe 6 muaj. U duakrduan që zotin Shala ta ftojmë në javën e parë të korrik, ngase ende nuk e kanë raportin e Auditimit. Në agjenci nuk lejohet të ketë auditor të jashtë, po ashtu auditimi specifik për pasqyrat brenda Agjencisë”.

“Si deputet ju i keni përcjell edhe seancat, kam qenë e zëshme, jam e pa kënaqur me trajtimin dhe do të vazhdojë ta ngrisë këtë çështje, kam propozuar edhe projektligjin për pensionin e parakohshëm, ne e kemi Policën më të vjetër në rajon. Tre policët e kidnapuar dy prej tyre janë 48 dhe 62 vjet, e aq më tej për një ka shkua nga pushim mjekësor, ngritja e kapacitete, ngritja e pagave, shtesat e tjera dhe pensionimi duhet të rregullohet që të kemi një polici moderne e efikase”, tha ajo.

“E kam paraqitur rrezikun që do të vijmë në këtë gjendje, vet Agjencia nuk ka rol ekzekutiv, mbledhin informata e informojmë Qeverinë, presidencën, ne e kemi paralajmërua që grupe në Rashkë po trajnohen në Rashkë për destabilizimin e veriut, ne e kemi kryer punë tonë si Komision. Qeveria nuk e ka marrë informata nga ne por nga drejtori i AKI-së, se sa i ka shfrytëzuar, nuk më bijë mua të komentojë”.