Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Musliu: VV përmes Kurteshit ‘e nxori nga varri’ Astrit Deharin për me nis fushatën zgjedhore

 
   

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, duke deklaruar se me konferencën e sotme të Sami Kurteshit, duke përdorur rastin e Astrit Deharit e nisën fushatën zgjedhore.

Megjithatë, Musliu thotë se as Astriti, as Moni, as Arbeni nuk e shpëtojnë Vetëvendosjen nga ndëshkimi i qytetarëve për siç përmend dëmin që ia bënë Kosovës.

”Vetëvendosje përmes Sami Kurteshit e paska nxjerrë nga varri Astrit Deharin për me nisë fushatën zgjedhore.

As Astriti, as Moni, as Arbeni nuk ju shpëtojnë nga ndëshkimi i qytetarëve për damin që ia keni ba Kosovës. Pushtetin e keni, zbardheni rastin e mos lehni kot”.