Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Musliu zbardh prapaskenat: Vuçiq planifikoi të shkaktonte incident ndërkombëtar në ndeshjen Kosovë-Izrael, por dështoi

 
   

Drejtori i Institutit “Octopus”, Agim Musliu ka thënë se Serbia kishte planifikuar të shkaktonte incident ndërkombëtar, në ndeshjen e mbrëmshme mes Kosovës dhe Izraelit.

Sipas Musliut, plani i cili dështoi ishte plan i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Ai shtoi se Vuçiq dëshironte që Kosovën ta bënte armiqësore me perëndimin, duke përdorur luftën në Gaza.

“Plani i Serbisë për të shkaktuar një inicdent ndërkombëtar në Prishtinë, në ndeshjen e futbollit ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, dështoi.

Aleksandar Vuçiq donte të përdorte luftën në Gaza për ta bërë Kosovën armiqësore me perëndimin”, ka shkruar Musliu në platformën “X”.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka  arrestuar dy persona para fillimisht të ndeshjes mes Kosovës dhe Izraelit në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Të dy personat u arrestuan nga organet e rendit shkaku që nuk kishin mjete identifikuese me vete, duke qenë kështu në kundërshtim me rregullat e vendosura për duelin.