Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mustafa thotë se skemat sociale të Qeverisë janë afatshkurtra, kërkon zgjidhje afatgjate

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka thënë se investimet kapitale gjatë këtyre tri  vitesh të Qeverisë Kurti janë në nivelin minimal.

Ai tha se kjo Qeveri është duke iu ofruar qytetarëve vetëm zgjidhje afatshkurta dhe nuk është duke menduar për ato afatgjate.

“Në këto tri vite të pushtetit…inflacioni ka kaluar shifrën mbi 20 për qind, inflacioni i përgjithshëm, ndërsa nëse e analizojmë inflacionin tek produktet esenciale në shumicën e tyre ajo e kalon edhe normën prej 100 për qind. Pra, inflacioni tek produktet ushqimore në këto tri vite është rritur mbi 1000 për qind, të energjia 100 për qind, të derivatet gati 100 për qind shtrenjtim. Nëse flasim pastaj për punën ose thënë ndryshe mospunën e Qeverisë në këto tri vite investimet kapitale ose realizimi i tyre krahas buxhetit të planifikuar është minimal në secilin vit është keq e më keq realizimi i investimeve kapitale.

Për ata pushtet të deputetit që nuk kuptojnë fort nga ekonomia, iu rikujtojë se investimet kapitale janë të vetmet projekte që gjenerojnë të hyra ekonomike për gjeneratat e ardhshme, sepse këto skemat sociale që po i realizojnë që disa muaj janë sa për të iu hedhur sy qytetarëve për të zgjidhur një problem të shkurtë financiare, por është vetëm zgjidhje afatshkurtër se në rrafshin ekonomik nuk ofrojnë skemat sociale zgjidhje afatgjate”, ka deklaruar ai në Kuvend.