Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mustafi: Vuçiq, të ndalë diskriminim e shqiptarëve në Luginë të Preshevës

Ragmi Mustafi, politikan nga Presheva, i ka reaguar presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, për deklaratën e tij lidhur me vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Tetovë.

Mustafi ka thënë se Vuçiq do të ishte ndërpresë diskriminim e pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, e të mos bëjë sipas tij, deklarata të papranueshme.

“Presidenti i Serbisë, Vuçiq, do të ishte mirë të ndërmarrë masa të menjëhershme për të ndërprerë diskriminimin, pasivizimin dhe gjuhën kriminalizuese ndaj shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Si dhe të zbatojë obligimet ndërkombëtare të marra nga tri marrëveshjet e nënshkruara me përfaqësuesit politikë të Luginës.Se sa të referohet në këtë gjuhë të papranueshme”, ka shkruar Mustafi, i cili ditë më parë është emëruar këshilltar politik i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Tetovë “ka promovuar idenë e Shqipërisë së Madhe”.

Tags: