Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Myslimanët bëhen gati për Ramazan

Miliona myslimanë në mbarë botën po bëhen gati për të nisur agjërimin në Muajin e Ramazanit që nis më 11 mars, varësisht nga vëzhgimet pamore të Hënës së re. Palestinezët në Rripin e Gazës këtë vit këtë muaj të shenjtë të islamit e presin mes luftës që po vazhdon midis Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja. Në vende të tjera të botës, myslimanët janë furnizuar me hurma dhe gjësende të tjera ushqimore, por edhe me fenerë, që për shumë vende myslimane është një dekor që vendoset në rrugë dhe shtëpi gjatë Ramazanit, muajit kur besimtarët agjërojnë nga agimi deri në perëndim të diellit si shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.

Qytetarët duke blerë hurme në Peshavar të Pakistanit në prag të nisjes së Muajit të Ramazanit. 9 mars 2024.

 

Palestinezët luten pranë një xhamie të shkatërruar nga sulmet ajrore izraelite në Rafah të Rripit të Gazës më 8 mars 2024.

 

Një pakistanez pastron një xhami në Karaçi në prag të nisjes së Ramazanit. 9 mars 2024.

 

Disa fëmijë luten pranë një xhamie të shkatërruar në Rafah të Gazës, teksa lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – ka hyrë në muajin e gjashtë. 8 mars 2024.