
Misioni sekret që Vëllai i Madh ju ka dhënë Ilnisës dhe Liamit për të fshehur sendet e banorëve të tjerë, ka shkaktuar mjaft debate brenda BBV3. Ka qenë Egla ajo e cila ka filluar të bërtasë në shtëpi dhe të përdorë një fjalor të rëndë kundrejt tyre, pasi dikush i ka lëvizur nga dollapi fotografinë e babait.
Egla: Mos guxoni të fusni duart se unë kam gjëra të shenjta me vete, personale. Mos fusni duart e ndyra nëpër gjërat e tjetrit, të na ndyni kujtimet, na ndyni njerëzit që s’kemi më në jetë.
Meriton: Çfarë po kërkon ti Egla?
Egla: Po kërkoj foton e babit, mos ma kanë prekur. Qelbësira, ju jeni qelbësira, jeni të ulët fare.
Erjola: Po prit moj mos përgjithëso, ta marrim vesh kush e ka bërë.
Egla: Unë nuk jam çmendur tani, mos e ke lënë diku. Unë e kam lënë aty dhe e kam palosur.
