Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Nagavci i falënderon mësimdhënësit në ditën e tyre

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci uroi të gjithë mësimdhënësit në ditën e tyre.

Mes të tjera ajo i falënderoi për kontributin e dhënë dhe përkushtimin e tyre.

“Të dashur mësimdhënës, Urime Dita e mësuesit! Në këtë ditë të rëndësishme, ju falënderoj për punën dhe përkushtimin tuaj në arsimimin e brezave të rinj. Roli juaj në procesin edukativo-arsimor është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë”, shkroi Nagavci në Facebook.

Më tutje, ministrja tha se prioritet i ministrisë mbetet përmirësimi i cilësisë së arsimit.

“Prioriteti ynë si Ministri e Arsimit është të përmirësojmë cilësinë në arsim, duke rregulluar infrastrukturën ligjore dhe fizike. Andaj, jemi duke punuar në shumë drejtime për të avancuar pozitën e mësimdhënësit dhe për të ofruar kushte e politika arsimore që garantojnë mësimdhënie dhe mësimnxënie cilësore”.