Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Nagavci: Ka rënie të incidenteve në shkolla, kemi hartuar politika për siguri të fëmijëve

 
   

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë që ndonëse ka vend për shqetësim, megjithatë ka një rënie të vogël të dhunës dhe incidenteve në shkolla dhe përreth tyre.

“Sado që përmasat janë të ndjeshme dhe secili rast i dhunës që ndodh jo vetëm në shkollat tona por edhe në ambientet tjera sidomos kur aty janë të përfshirë fëmijët është shqetësuese”, ka thënë Nagavci në Kuvend.

“Megjithatë, për shkak të korrektësisë, sipas raporteve nga policia, duhet të theksoj se ka një rënie të vogël të shifrave në krahasim me vitin e kaluar”.

“Nëse u referohemi burimeve nga Policia e Kosovës gjatë vitit 2022, janë raportuar gjithsej 592 raste të incidenteve në shkolla dhe përreth shkollave, pra jo vetëm në shkolla. Dhe jo vetëm në raste të dhunës, por edhe incidente të tjera”.

“Në periudhën janar-maj të vitit të kaluar kanë qenë të raportuara gjithsej 288 raste të incidenteve në shkolla dhe përreth shkollave, ndërsa periudhën e njëjtë të vitit 2023 kemi gjithsej 261 raste që megjithatë vazhdon të jetë shqetësuese”.

Nagavci tha se duke ndjekur këtë vijë, ata kanë hartuar politika për siguri të fëmijëve në shkolla, dhe më pas vijoi t’i numërojë aktivitetet që i kanë mbajtur në shkolla.

Në këtë linjë, sipas përgjegjësive tona dhe kompetencës si hartues të politikave për siguri të fëmijëve në shkolla dhe sipas kompetencave tona për mbikëqyrje, ne kemi politika të qarta për të cilat për fat të keq jo gjithmonë po gjejmë një zbatim të duhur në institucionet tona edukativo-arsimore”.

“Së fundmi, me qëllim të raportimit të secilit rast i cili pastaj do të çojë te aktivizimi i mekanizmave që garantojnë sigurinë e fëmijëve, ne kemi ndërmarrë edhe një varg masash pozitive, pra duke i shpërblyer shkollat të cilat i kanë raportuar rastet në mënyrë që të ndryshojmë edhe mendësinë e fshehjes së rasteve të dhunës në institucionet tona edukativo-arsimore”.