Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Nagavci premton Edukimin për Siguri si lëndë zgjedhore

 
   

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, në një konferencë për medie foli për punën që ka bërë Ministria përgjatë muajit qershor.

Ajo ka bërë të ditur se shumë shpejt nxënësit do ta kenë lëndë zgjedhore Edukimin për Siguri.

Sipas Nagavcit, gjatë ditëve në vijim do të dalin raportet mbi mbarëvajtjen e testit të arritshmërisë i cili u mbajt të martën.

Ndërsa, për maturën shtetërore tha se menaxhimi ka qenë më i mirë se vitet paraprake.

“Më lini të filloj me publikimin e rezultateve të maturës shtetërore ku kalueshmëria ka qenë 66.04%. Provimi i dytë do mbahet në afatin e gushtit. Në krahasim me vitet e kaluara menaxhimi ka qenë më i mirë. Sigurisht që ka nevojë për punë të mëtutjeshme për të ndaluar kopjimin. Në javën e kaluar besoj se keni parë që kemi marrë pjesë në programin Monitorimi në Siguri. Pos bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Arsimit kemi bashkëpunuar edhe me Forcat e Sigurisë”, u shpreh ministrja.

“Si dhe do vendosim si lëndë zgjedhore ‘Edukimin për Siguri’ për t’i njoftuar të rinjtë mbi atë se çka nevojitet për siguri. Si dhe është miratuar ligji për Agjencinë e Akreditimit. Do veçoja edhe Udhëzimin për këshilltarët për karrierë në shkolla të mesme të larta dhe nëpër gjimnaze. Këshilltari për karrierë ka rëndësi tejet të madhe për të ndërtuar vetëbesimin e nxënësve dhe për të krijuar mundësi suksesi për ta. Çmimin e Shkencëtarit të vitit e ka fituar Valbona Mehmeti, çmim që është shpallur në muajin qershor. 170 mijë euro i kanë përfituar 7 organizata të cilat merren me identifikimin dhe avancimin e nxënësve me inteligjencë të jashtëzakonshme. Nxënësve që do garojnë në Olimpiadën e Matematikës në Tokio u janë ndarë tetë mijë euro të cilëve i’u uroj shumë sukses siç i uroj çdo nxënësi që përfaqëson Kosovën në gara të tilla”, u shpreh Nagavci.