Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Naim Miftari: Drafti për Asociacionin nuk është i Edi Ramës, por i Sorosit, ja kush po kërkon Trepçën e Ujmanin

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari përmes një postimi në Facebook, e ka komentuar draft statutin për Asociacionin të kryeminsitrit të Shqipërisë, Edi Ramës.

Sipas tij, ky draft nuk është i Ramës por i Alex Sorosit.

Miftari thotë se Soros po dëshiron pasuritë e Kosovës, si Trepçën, Ujamanin dhe pikën strategjike ushtarek në Majën e Paniqit.

Postimi i plotë:

Kosova nuk është në shitje!

Përpilusi i vërtetë i draftit për Asoaciacionin (Republikën) Serbe në Kosovë nuk është Edi Rama, po gënjen por është në fakt 100%  draft i fondacionit të Alex Sorosit, që ja ka vnuar syrin pasurisë të Trepçës, Ujmanit dhe pikës strategjike ushtarake-civile e radarve në Majen e Paniqit dhe shteti i jonë Kosova nuk do të lejon të bëhet monedhë e askujt as e Ramës, Vuçiqit, Sarosit… vendi i jonë do të jetë vetëm e popullit dhe qytatarëve të Kosovës…!