Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Naim Miftari ‘godet’ Ramushin, ia përmend Radoiçiqin dhe këto gjëra!

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ka reaguar ndaj kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Miftari përmes një postimi në Facebook, thotë se nuk mundësh me qenë edhe hajn edhe pro amerikan.

Ai në veçanti ka përmendur kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn, për të cilin thotë se populli nuk ia harron Qakorrin dhe shokun e tij Milan Radoiçiqin.

Miftari ia përmend edhe tokat e veteranët e rrejshëm.

Më poshtë postimi i plotë:

Edhe hajna edhe pro Amerikan!

“Edhe nëse Qeveria harron, populli nuk i harron”,  nuk i harron as hajnitë e juja o Ramush Haradinaj, nuk e harron as Qakorrin, as shokun tuaj Milan Radoiçiqin, as tokat ka 50 cent, as sendviçat, as urat, as veteranët e rrejshëm, as fondin emergjent të shtetit, as qindra milionë të vjedhura nga tatimi për firma të uijit e të Bektel Enkës!