Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Nata e TERRORIT në Maliq/ Nga plagosja e familjarëve, tek plumbat ndaj policisë,”bëmat” e Ramiz Muçollarit

62-vjeçari Ramiz Muçollari u ekzekutua mëngjesin e sotëm pas një nate terrori për familjen e tij, por edhe për banorët e fshatit Qesarakë në Maliq.

Gjatë mbremjes së djeshme ai plagosi me thikë gruan dhe më pas qëlloi me tytën e armës të birin. Por nuk u mjaftua me kaq, pasi gjatë natës nisi të qëllonte me armë në ajër.

Pasi gruaja dhe i biri u dërguan në spital, policia shkoi për ta arrestuar, por ai nuk pranoi të dorëzohej dhe u izolua në shtëpi. Forcat RENEA ndërhynë duke tentuar të negociojnë me të, por sërish ai nuk iu bind dhe qëlloi me armë drejt tyre.

Më pas, RENEAT ndërhynë duke hyrë me forcë në shtëpinë e tij, aty ku u përballën sërish me plumba. Efektivët iu përgjigjën zjarrit dhe kjo rezultoi fatale për të, duke i marrë jetën.

Nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, teksa familajrët dhe fqinjët shprehen se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.

“Para 5-6 vitesh ka pasur probleme, por vitet e fundit ka qenë i qetë. Gruan dhe djalin i ka plagosur mbrëmë, ndërsa gjatë natës ka nisur të gjuajë me armë. Si njeri sillej shumë mirë. Nuk trazonte”, u shpreh një prej fqinjëve.