Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

NATO dënon aktivitetet e fundit hibride ruse

Aleatët e NATO-s janë shprehur të shqetësuar për aktivitetet malinje të fundit në territorin aleat, duke përfshirë ato që rezultojnë në hetimin dhe akuzimin e individëve të shumtë në lidhje me aktivitetin armiqësor të shtetit që prek Çekinë, Estoninë, Gjermaninë, Letoninë, Lituaninë, Poloninë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Në një komunikatë të NATO-s thuhet se këto incidente janë pjesë e një fushate intensifikimi të aktiviteteve që Rusia vazhdon të kryejë të në të gjithë zonën euro-atlantike.

“Këto incidente janë pjesë e një fushate intensifikimi të aktiviteteve që Rusia vazhdon të kryejë në të gjithë zonën euro-atlantike, duke përfshirë në territorin e Aleancës dhe nëpërmjet përfaqësuesve. Kjo përfshin sabotazhin, aktet e dhunës, ndërhyrjet kibernetike dhe elektronike, fushatat e dezinformimit dhe operacione të tjera hibride. Aleatët e NATO-s shprehin shqetësimin e tyre të thellë për veprimet hibride të Rusisë, të cilat përbëjnë një kërcënim për sigurinë aleate”, thuhet në komunikatë.

NATO thotë se do vazhdojnë të rrisin qëndrueshmërinë dhe të jenë në dispozicion për të kundërshtuar veprimet hibride ruse.

“Ne mbështesim dhe qëndrojmë në solidaritet me aleatët e prekur. Ne do të veprojmë individualisht dhe kolektivisht për të adresuar këto veprime dhe do të vazhdojmë të koordinojmë ngushtë. Ne do të vazhdojmë të rrisim qëndrueshmërinë tonë dhe të aplikojmë e përmirësojmë mjetet që kemi në dispozicion për të kundërshtuar veprimet hibride ruse dhe do të sigurojmë që Aleanca dhe Aleatët të jenë të përgatitur për të penguar dhe mbrojtur kundër veprimeve ose sulmeve hibride”.

NATO ka dënuar sjelljet e Rusisë, duke thënë se këto veprime nuk do t’i pengojnë aleatët të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën./teve1.info/

Tags: