Faqja zyrtare e NATO-s në platformën “X” ka publikuar një video përmbledhëse të turneut ballkanik të Sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili vizitoi edhe Kosovën.
Kjo vizitë e Stoltenberg, sipas NATO-s është bërë për të treguar përkushtimin e NATO-s për paqe dhe stabilitet në rajon.
“Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, vizitoi Ballkanin Perëndimor, duke riafirmuar përkushtimin e NATO-s për ta mbajtur paqen dhe stabilitetin në rajon”, thuhet në përshkrimin e videos.
Vizita e Stoltenbergut në rajon erdhi mes paralajmërimeve nga Ukraina se Rusia synon të nxisë konflikt mes shteteve të Ballkanit Perëndimor.