Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Aktuale

Ndahet nga jeta gazetarja e njohur, vuante nga një sëmundje e rëndë

Është ndar nga jeta gazetarja e njohur e ekonomisë, Afërdita Selimi është ndarë nga jeta ditën e sotme. Lajmin për ndarjen nga jeta e ka dhënë Lidhja e Gazetarëve Ekonomikë të Shqipërisë me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Afërdita vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.
“LAJM I TRISHTË! Me pikëllim po ju njoftoj për ndarjen nga jeta të koleges dhe shoqes sonë Afërdita Selimi. Afërdita, një prej gazetareve më të suksesshme të ekonomisë në vendin tonë, ndërroi jetë e qetë pranë familjes së saj, pas një sëmundjeje të gjatë, thuhet në postim.