
Sot u nda nga jeta historiani Ibrahim Çitaku.
Lajmin për ndarjen nga jeta e bëri të ditur shkrimtari Bedri Tahiri.
Tahiri ka shkruar se i ndjeri ishte njeri i madh që u mor me tema të mëdha.
“I tillë qe historiani që vetë u bë histori. E nisi me Azem Galicën (nuk i harroj takimet e tij të shumta me pleqtë e Galicës…), atëherë kur shumëkush nuk guxonte as t’ia thoshte emrin kryetrimit! E vazhdoi me Prekazin, me Drenicën e me Mitrovicën…”, ka shkruar Tahiri në Facebook.