Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ndalimi i Ardita Sinanit: Shaip Kamberi i kërkon sqarim ministrit të Brendshëm të Serbisë

Ardita Sinani, e cila është këshilltare politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, është ndaluar nga policia e Serbisë.

Me këtë rast, ka reaguar edhe Shaip Kamberi, deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë.

Kamberi tha se ka kërkuar sqarime nga ministri i Brendshëm.

Ai theksoi se Sinani sipas autoriteteve serbe gjendet në një “listë të personave të kërkuar”.

“Prandaj kërkova sqarime nga policia në Preshevë dhe Ministri i punëve të brendshme lidhur me këtë incident, edhe pse është e qartë se policia politike e Aleksandar Vulinit, i akuzuar nga SHBA për „trafikim me narkotik dhe armë, për përfshirje në afera korruptive“, përmes përndjekjes së figurave politike po synon të nxisë tensione në Luginë të Preshevës”, tha ai.

“Pse jo, meqë Bashkësia ndërkombëtare, përmes përkëdheljeve të vazhdueshme që po i bën regjimit aktual në Serbi, po i krijon hapësira që në vazhdimësi, ky regjim, duke përdorur mekanizmat shtetërorë, instrumentalizuar serbët gjithandej, të fusë Ballkanin në konflikte të reja”, shtoi deputeti shqiptar.