Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Ndalimi i dinarit, Haradinaj: Vendimi është në përputhje me standartet e BE-së

 
   

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj, ka thënë se Kosova ka të drejtë t’i jap fund qarkullimi të valutave të tjera që nuk janë euro, pasi sipas saj, ky vendim është në përputhje me standartet e BE-së.

Në llogarinë e saj në platoformën X, Haradinaj tha se Serbia pak kohë më parë kishte synuar të përfshinte Trepçën dhe transformimin e FSK-së në ushtri si tema të dialogut në Bruksel, por pa sukses.

“Kosova duhet të vazhdojë kursin e fshirjes së temave që pengojnë përparimin tonë dhe krijojnë arsye të rreme për të ndalur integrimin e rajonit në BE”, tha ajo.

“Jo shumë kohë më parë, Serbia synoi pa sukses të përfshijë edhe Trepçën dhe transformimin e FSK-së si tema të dialogut në Bruksel. E drejta sovrane e Kosovës për t’i dhënë fund qarkullimit të paligjshëm të valutave tjera jo Euro është në përputhje me standardet e BE-së dhe aspiratat e saj në BE. Kosova duhet të vazhdojë kursin e fshirjes së temave që pengojnë përparimin tonë dhe krijojnë arsye të rreme për të ndalur integrimin e rajonit në BE”, theksoi Haradinaj.